Futboll

Ekipi 19- vjeçarëve të SC Gjilani sulmohet në Fushë Kosovë

Sport Club Gjilani lëshon këtë komunikatë me qëllim të pasqyrimit të ndodhisë së asaj që ndodhi në stadiumin “Ekrem Grajqevci” në Fushë Kosovë, aty ku ekipi i 19 vjeçarëve zhvilloi ndeshjen e xhiros së tretë kampionale përballë ekipit KF Fushë Kosova.
Me të përfunduar ndeshja (rezultati 2:1 në favor të ekipit tonë) futbollisti me numrin “7” i ekipit kundërshtar (KF Fushë Kosova), i ndihmuar nga bashkëlojtarët e tij, pasi e ofendojnë rëndë në baza familjare gjyqtarin kryesor të ndeshjes, e godasin dhe shqelmojnë futbollistin Femi Kryeziu (të përcjella në repartin e hetuesisë edhe me video incizim).
Në tentim për të mbrojtur bashkëlojtarin e tyre për t’u mos u shqelmuar më tutje, janë përfshirë futbollistët dhe pjesa e stafit që kanë tentuar në çdo formë ta mbyllin incidentin në fushë.
Megjithatë, edhe pas përfundimit të ndeshjes, futbollistë, zyrtar dhe persona të pa identifikuar kanë goditur futbollistët tanë në dhomat e zhveshjes, me ç’rast katër futbollistë kanë kërkuar ndihmë mjekësore (përcjellë edhe raporti mjekësor & raporti hetuesisë në Policinë e Kosovës).
Futbollistët dhe stafi janë shoqëruar në stacionin policor dhe kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me gjithë ngjarjen, ndërkohë më pas janë shoqëruar nga pjestarët e Policisë së Kosovës të cilët janë përkujdesur për sigurinë e tyre deri në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Klubi posedon gjithë materialet e nevojshme për ta ndjekur këtë çështje deri në fund, mirëpo për shkak të privatësisë së futbollistëve dhe ndjeshmërisë së rastit nuk do t’i bëj publike.
Sport Club Gjilani kërkon nga organet kompetente në Federatën e Futbollit e Kosovës ta trajtojnë me shumë seriozitet këtë rast dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për t’i dënuar shktaktarët e këtij sulmi.

You Might Also Like