Arti pamor

Ekspozita e Zeqirja Rexhepit, një udhëtim i thellë shpirtëror e estetik që kapërcen kufijtë e kohës dhe hapësirës

Sot, në këtë ditë të veçantë, kur miku ynë Zeqirja Rexhepi, pas 26 vitesh në mërgim, hap ekspozitën përmbledhëse “Retrospektivë”, ndjej krenari dhe emocion të veçantë si bashkëvendës e mik i tij. Kjo ekspozitë nuk është thjesht një paraqitje veprash artistike – por një udhëtim i thellë shpirtëror e estetik që kapërcen kufijtë e kohës dhe hapësirës.
Nëpërmjet pikturave, vizatimeve dhe veprave të krijuara ndër vite, Zeqa na fton në një rrugëtim që pasqyron jo vetëm zhvillimin e tij si artist, por edhe dhimbjen, dashurinë dhe përkushtimin për vendlindjen, për kulturën, për artin dhe për njerëzit. Gjatë 45 viteve krijimtarie, ai ka dëshmuar se arti i tij është jo vetëm profesion, por edhe mision shpirtëror.
Zeqirja Rexhepi ishte dhe mbetet një artist i vërtetë, valltar me shpirt të lirë, aktivist i palodhshëm dhe mbi të gjitha – një njeri i rrallë, i dashur për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Qëndrimi i tij i përulur, energjia e tij pozitive dhe dashuria për njerëzit janë po aq frymëzuese sa edhe veprat që ai krijon.
Në këtë jubile të dyfishtë ,70 vite jetë dhe 45 vite krijimtari,i uroj shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe suksese të mëtejme në rrugën e artit!
Me nderim dhe mirënjohje,
Bujar Nevzati.

You Might Also Like