Arti pamor

Artisti Arian Rexhepi përfaqësoi Kosovën në Olimpia të Greqisë

Me ftesë të  Art Union nga Greqia,  artisi kosovar Arian Rexhepi, përfaqësoi Kosovën në këtë ngjarje ndërkombëtare të pikturës. Ekspozita e pikturës ndërkombëtare e paqes dhe e miqësisë nga data 21-26 tetor 2017  u mbajt në qytetin e lashtë Olimpia te Greqisë. Në të morën pjesë shumë artistë nga mbar bota si nga Gjermania, Italia, Austria, Turqia, Greqia, Arabia Saudite, Shqipëria dhe Kosova. Artistët u paraqitën me nga një pikturë, ku qëllimi kryesorë ishte miqësia midis popujve dhe paqja të mbizotëroj gjithmonë. Në hapje të ekspozitës folën anëtarë të Shoqatës Art Grek Union , e po ashtu diplomë nderi ndau kryetari i komunës së Olimpias.

 

You Might Also Like