Muzikë

Elona Sadiku dhe Harris Bajraktari interpretuan fragmente nga Opera “Die Zauberflöte” e W. A. Mozart

Edited in Tezza with: Lush & Haze

 

Në koncertin e mrekullueshëm që e ka organizuar Opera e Kosovës e që ishte eventi përmbyllës për vitin 2025, “Flauti Magjik” – Format Koncertal dy solistët Elona Sadiku dhe Harris Bajraktari interpretuan fragmente nga opera “Die Zauberflöte” e Wolfgang Amadeus Mozart, nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit Peter Valentovič së bashku me solistët e Operës së Kosovës dhe studentët e Klasës së Muzikës Kamerale të Fakultetit të Arteve në mentorimin e profesoresha Besa Llugiqi.

Ishte kjo një mbrëmje artistike që solli në skenë një nga kryeveprat më të rëndësishme të repertorit operistik botëror.

You Might Also Like