Muzikë

Ansambli Gjilani shkëlqeu në Festivalin e të rinjve Ballkanik në Sandanski-Bullgari

I ftuar si fitues i edicionit te fundit te këtij festivali Ansambli ynë përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe qytetin e Gjilanit,dhe u paraqit me këngë e valle te përzgjedhura shqipe,me veshje tona tradicionale ku u vlerësua si Ansambli me i kompletuar ne mesin e shume shteteve pjesëmarrëse nga Ballkani dhe Evropa.

Ky festival ka karakter shumëkulturor dhe Ansambli Gjilani ne pjesën e muzikës popullore-tradicionale me përvojën dhe profesionalizmin qe ka , arriti ti rrëmbejë edhe zemrat e publikut të shumtë dhe u përcoll me duartrokitje të ngrohta.

Falënderim te veçantë për pjesëtarët e Ansamblit që me mundë e kontribut të madhë po arrijmë këto suksese, Gjithashtu në emër të Ansamblit falënderojë ata që na mundësuan përfaqësimin e R. Kosovës dhe qytetit tonë Gjilanit ,ne këtë ngjarje te madhe kulturore, ” Smart Light” me pronar Z. Sahit Abazi, “Restaurant Xixa” me pronar Z.Besim Bllaca dhe “Caffe Bar N’shpi” me pronaret Z.Milot R Mustafa dhe Besnik Bajrami, Ansambli ynë do te jetë mirënjohës gjithmonë.

Këto ngjarje kulturore janë shume te rëndësishme për te ardhmen e të rinjve tanë , përveç integrimit te tyre përmes pjesëmarrjeve te ndryshme, do te kultivohen dhe ruhen vlerat tona kombëtare, andaj i bëjmë thirrje edhe institucioneve qe te gjejnë mënyra për tu mbështetur Ansambli Gjilani, sepse është një Ansambël i dëshmuar dhe profesional, si ne nivelin kombëtar ashtu dhe ne atë ndërkombëtar, dhe vlere e veçantë jo vetëm e Komunës se Gjilanit por dhe nivelit kombëtar.

You Might Also Like