Viti

Emilija Rexhepi, ministrja e MAPL-së e para që vizitoi Vitinë

Për t’u njoftuar më për së afërmi me gjendjen aktuale në komunën e Vitisë, pas gjendjes së krijuar ku 7 qytetarë të fshatit Stubëll, janë prekur nga koronavirusi, në Viti sot ka qëndruar ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi. Ajo është pritur nga kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili e njoftoi me gjendjen momentale dhe masat e ndërmarra si komunë, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi në shkallë më të gjerë.

“Ajo që ne po mundohemi dhe jemi të përkushtuar, është mbajtja e gjendjes nën kontroll dhe që situqata të jetë e qetë e të mos krijohet panik. Është më se i nevojshëm një koordinim i Qeverisë qendrore me nivelin lokal, përkatësisht me udhëheqjen komunale, në mënyrë që të reagojm së bashku në menaxhimin e situatës”, ka thënë kryetari Haliti. Ai ka falenderuar ministren Rexhepi për vizitën, pasi është e para që ka vizituar Vitinë pas krijimit të situatës së fundit. Ndërkaq, duke folur për nevojat që i duhen komunës së Vitisë, kryetari Haliti tha se Vitia ka nevojë për ndihmë, ka nëvojë për rroba mbrojtës, doreza, si edhe pajisje tjera mbrojtëse e dezinfektues kundër koronavirusit.

Mirëpo, ka parashtruar edhe kërkesën për mbështetje në staf mjekësor, pasi që stafi prej 17 punonjësve, përfshirë mjekë e infermere, janë izoluar për shkak të kontaktit që kanë pasur me të infektuarin e parë, gjatë kontrollës mjeksore që i është dhënë në QKMF në Viti. E ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi, është shprehur se vizitën në Viti e realizon me qëllim të njoftimit me situatën më për së afërmi.

Ajo premtoi se gjitha kërkesat e parashtruara nga komuna e Vitisë, do ti paraqesë në mbledhjen e Qeverisë, respektivisht në komisionin për menaxhimin e situatës kundër koronavirusit, pjesë e të cilit komision është edhe vet ministrja. Gjithashtu ajo përgëzoj udhëheqjen komunale, për përkushtimin në menaxhimin e situatës së krijuar në këtë komunë.Aziz Zuka

You Might Also Like