Viti

Në Viti, Shoqata “Hortikultura” merr menaxhimin e 13 kioskave të drurit në periudhë 1-vjeçare

Komuna e Vitisë dhe Shoqata “Hortikultura”, kanë nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi, në bazë të së cilës, shoqatës në fjalë, i jepen në shfrytëzim 13 kioskat në sheshin “Calmy Rey”. Komuna e Vitisë dhe UNDP, në kuadër të zbatimit të projektit të financuar nga Bashkimi Austriak për Zhvillim (ADC), kanë zhvilluar një Pakt territorial të Punësimit (PTP), I cili synon të promovoj krijimin dhe furnizimin e punësimit për individ të cenueshëm në Komunën e Vitisë. Qëllimi kryesor i marrëveshjes së nënshkruar nga ana e kryetarit të komunës Sokol Haliti dhe kryetares së Shoqatës “Hortikultura” Valbona Ajeti, ishte dhënia e 13 kioskave të drurit na shfrytëzim kësaj shoqate, e cila

do të marrë për sipër menaxhimin dhe përkujdesjen e këtyre kioskave për gjatë një viti./ Aziz Zuka

You Might Also Like