Nga 12 deri më 14 shtator 2025, në qytetin e Guadalajara, Spanjë, do të zhvillohet Kampionati Mesdhetar për Kadetë, Juniorë dhe Seniorë, një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare në karatë.
Nga Klubi i Karatesë AS Gjilan, dy karateistë të talentuar, Erina Sherifi dhe Hatixhe Zejnullahu, do të marrin pjesë në këtë ngjarje prestigjioze. Sportistët kanë shprehur vendosmërinë për të dhënë më të mirën dhe për të synuar medalje.
Trajneri Alban Beqiri ka punuar intensivisht me ta dhe i ka përgatitur maksimalisht për këtë sfidë, duke theksuar se konkurrenca do të jetë e fortë. Ai shprehet optimist se përgatitja dhe talenti i karateistëve të klubit do të mundësojnë rezultate të shkëlqyera.
Për pjesëmarrjen ne kete kampionate trajneri dhe klubi shprehin falënderimet e tyre të veçanta për: Federatën e Karatesë e Kosovës, Drejtorine për Kulturë, Rini dhe Sport ne Gjilan dhe ORL Clinic Daris – Dr. Arijeta N. Shaqiri Rahimi.