Sportet luftarake

Komuna e Gjilanit nuk e ndihmon boksierin profesionist Leotrim Rexhepin

Njëri ndër boksierët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit padyshim është Leotrim Rexhepi, i cili në boksin
amator ishte i pa konkurencë, i cili ishte bërë një boksier i pa mëshirshëm për boksierët kundërshtarë .

Rexhepi ende pa i mbushë 23 vjeç kalon në boksin profesionist, i cili nga katër meqet e zhvilluara ka shënuar
tri fitore e një barazim, duke paralajmruar një karierë të suksesshme në boksin profesionist.

Ashtu si në çdo sport edhe në boksin profesionist, duhen mjete financiare për të organizuar një meq , për të
boksuar ndaj kundërshtarve të ndryshëm .

24 vjeçari Leotrim Rexhepi gjerë më tani ka boksuar vetëm një meq në Gjilan ,ndërsa tri meqet tjera i ka boksuar
nëpër ringjet evropiane .

Rexhepi me 19 prill do të takohet në Romë me boksierin Italian Salvadore Contino në gjashtë raunde , për tu ballafaquar
me këtë boksier është dashur një shumë prej 3 mijë euro për ta siguruar kët meqë ,por falë disa afaristve gjilanas ka
arritë sëpaku ti mbledhe disa të holla, por jo të gjitha .
Leutrim Rexhepi nga pamundësia e sigurimit të mjeteve, ishte detyruar që të kërkon ndihmë e përkrahje nga Komuna e Gjilanit
që sëpaku t’ia lehtësonin shpenzimet

Rexhepi para dy javësh kishte bërë një kërkesë të protokoluar në Komunën e Gjilanit, drejtuar kryetarit të komunës Alban
Hysenit që ti dalin në ndihmë prej 1.000 mijë euro, duke ja bërë të ditur të gjitha kërkesat, por fatkeqësisht asnjiherë
nga zyra e kryetarit nuk ka arrit asnjë përgjegjje pozitive apo negative sëpaku për tu informuar .

,,Unë jam i këtij vendi dhe i kësaj komune , e përfaqësoj shtetin e Kosovës dhe komunën e Gjilanit në arenat evropiane
jo vetëm mua por çdo sportist duhet ndihmuar pasi që ne jemi ambasadorët më të mirë të këtij vendi, dhe me shumë krenari
në çdo shtet që jam paraqitur kam theksuar se jam i shtetit të Kosovës nga qyteti i Gjilanit ,duke u ndier krenar.
Jam shumë i mërzitur në këtë mënyrë me interesimin e institucioneve tona për kërkesën time , uroj që në ndonjë rast tjetër
Komuna e Gjilanit të na përkrahë ,ndërsa nga zemra i falenderoj të gjithë ata që ma mundësuan shkuarjen në Itali, pa këta njerëz
dorëshlirë e vullnet të mirë , nuk do të kisha mundur t’i kryqëzoj dorzat,, ka bërë të ditur i mërzitur talenti i madhë i boksit
Leotrim Rexhepi

You Might Also Like