Futboll

Erion Ramushi huazohet te KF Ramiz Sadiku

Një nga talentet më premtues të Dritës, Erion Ramushi, është huazuar te skuadra kryeqytetase Ramiz Sadiku, për të vazhduar zhvillimin e tij.

19-vjeçari, mesfushor me vizion të jashtëzakonshëm, pasime të sakta dhe aftësi në finalizim, e nisi për mrekulli aventurën e re duke shënuar gol në miqësoren ndaj Drenicës (3-2).

Një punë të jashtëzakonshme me talentet e Dritës U21 ka bërë trajneri Ardian Latifi, nën urdhrat e të cilit janë rritur dhe spikatur emra si Erion Ramushi, Adnis Pacolli, Meris Maliqi e Engjëll Sylejmani.

Nën drejtimin e trajnerit Alban Dragusha, Ramushi pritet të marrë përvojën e nevojshme për t’u rikthyer edhe më i fortë te Drita.

You Might Also Like