Futboll

“Intelektualët” dhe “Skifterët” i dhanë ngjyrë derbit

Klubi i Futbollit Gjilani, ka dalë me një qëndrim në faqen zyrtare pas kryendeshjes Drita – Gjilani, e cila u mbyll me rezultat 0:1. Ja komunikata e plotë e KF Gjilani.

Ndeshja futbollistike në mes KF Dritës dhe KF Gjilanit, arsyetoi epitetin e derbit më të madhe në Kosovë. Këtë epitet padyshim se e konfirmoi edhe pjesëmarrja e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë z. Fadil Vokrri, Nënkryetari i saj z. Agim Ademi, Selektori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll z. Albert Bunjaku dhe zëvendësi i tij, ish futbollisti i Gjilanit z. Muharrem Sahiti, e mbi të gjitha këtë konfirmim ia dha edhe pjesëmarrja e Delegacionit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në krye me kryetarin e saje. Ishin prezent edhe struktura udhëheqëse Komunale e Gjilanit, Kryesuesja e Kuvendit znj. Valentina Bunjaku, nënkryetari z. Rexhep Kadriu, mysafirë nga diaspora por edhe veteran të futbollit Gjilanas të cilët besojmë së u kënaqën me lojën e dy klubeve e para së gjithash me korrektësinë dhe ferplein gjat 90 minutave. Kontinuitetin e derbit, sigurisht që e konfirmuan edhe tifozët e flakët, të dy ekipevë, ata të Dritës –“Intelektualet” dhe ata të KF Gjianit “SKIFTERAT”. Ata i dhanë ngjyrën këtij derbi, por edhe bënë tejkalime të manifestimit të tyre, të cilat, nuk është hera e parë që po ndodhin madje është kriju një opinjon te tifozët, që këto veprime e karakterizojnë epitetin DERBI. E gjithë kjo korreografi, emrues të përbashkët e ka rivalitetin sportive, i cili në Gjilan është më i theksuar së kudo tjetër në Kosovë. Kjo reflektoi nevojën për një organizim më të mirë dhe më të kujdesëshëm, të cilin KF Drita (si nikoqire) mund të thuhet se e arriti. Federata e Futbollit të Kosovës, e cila duke e vlerësuar derbin e qytetit të Gjilanit përcaktoi, refer kryesorë Genc Nuzën, i cili në kampionatin e kaluar me meritë u zgjodh referi më i mirë në Kosovë, për qka mund të thuhet së ka meritë edhe kryetari i komisionit të referve z. Përparim Hasani, i cili gjithsesi ishte në Gjilan, ndërsa për vëzhgues ishte caktuar vëllau i Përparimit, z. Agim Hasani, i cili sot ishte më tepër se i rreptë kur në cilësinë e vëzhguesit urdhëroi trajnerin e KF Gjilanit, të dalë në tribina (për shkak të reagimit të tijë ndaj disa gabimeve të referit), ndërsa trajneri i revoltuar e zbatoi atë urdhër të cilin Referi Kryesorë e formalizoi pak më vonë, me karton të kuq. Tani shtrohet pyetja, a është e nevojshme që edhe më tutje, Gencit ti shkojnë përmas Përparimi dhe Agimi. A po e pengojnë ata Gencin në pavarsinë e tijë, nga se ai vërtetë i beri disa gabime të vogla dhe një të madhë, kur pas minutës 74 nuk akordoi penallti për KF Gjilanin. A ka përpjekje që përmes Gencit, Agimi dhe Përparimi të ushtrojnë ndikimin e tyre subjektiv (pa e prejudikuar atë). Gjuajtjet e “Inelektualëve” në drejtim të policisë së Kosovës, gjuajtja e e tyre me mjete piro teknike, por edhe gjuajtja “Skifterav” gjithashtu me mjete piroteknike, janë të ndaluara por i kuptojme, ndërsa nuk jemi në gjendje ti kuptojmë veprimet e Agimit, por edhe kërcnimet e Ismetit, madje edhe këshillimet e menaxherit Super Sport Kosovës se sa dhe si të dënohen ekipet dhe trajneri. Dua të përkujtojë se KF Gjilani, është dëmtua dy herë me mos akordim të konfirmuar,të penalltive të cilat ndikuan drejtë përdrejt në rezultat dhe kjo është hera e tretë, por që sotë penalltia jo e akorduar nuk u ndikua në rrezultat nga që më vonë u realizua goli i fitorës së KF Gjilanit, megjithate krijoi revoltë të pa përmbajtëshme jo vetëm te shtabi teknik i KF Gjilanit por edhe te simpatizuesit dhe udhëheqësia e klubit. Në fundë falenderojmë KF Dritën, për angazhimin e tyre, në organizimin e mirë të lojës, Sjelljet e lojtarëve (përveq njërit lojtarë të Dritës), Policinë e Kosovës e cila si gjithnjë ishtë në nivel të detyrës, përsonave të tjerë të sigurimit dhe të gjithë atyre që kontribuan në përfundimin e këtij derbi. Padyshim se Gjilani në vazhdimsi do të ruan këtë epitet, duke e përmirsuar atë deri në maksimum.

You Might Also Like