ÇIFTET NGA KOSOVA SHKËLQEJNË NË BEACH VOLLEY VLORA 2025!
Në datat 12-13 korrik, në bregdetin e mrekullueshëm të Vlorës, u zhvillua edicioni i dytë i Beach Volley Vlora 2025, organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës.
Ky aktivitet mblodhi bashkë sportistë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, duke sjellë dy ditë plot emocion, spektakël dhe atmosferë verore në zemër të qytetit historik.
Çiftet nga Kosova shkëlqyen në këtë edicion, duke siguruar podiumin në të dyja kategoritë:
Te meshkujt:
Vendi i parë – Ermal Maliqi & Erion Bajrami
Vendi i dytë – Gazmend Husaj & Shkëlqim Ismajli
Te femrat:
Vendi i parë – Valmira Ramadani & Loresa Avdyli
Vendi i dytë – Adelajda Prenga & Xhuda Kruti
Federata e Volejbollit e Kosovës i përgëzon të gjitha çiftet tona për paraqitjet fantastike dhe suksesin e e arritur në këtë turne.