Futboll

Etrit Gagica, trajner i portierëve në shkollën e SC Gjilani

Gjilan, 31 Janar 2021-Sport Club “Gjilani”, njofton se ka arritur marrëveshje me ish-portierin e skuadrës sonë, Etrit Gagica, i cili do të jetë trajner i portierëve në kategoritë e reja në shkollën e futbollit të klubit tonë.

Etrit Gagica, ishte portier i skuadrës së Gjilanit për 5 vite, ai gjithashtu ishte pjesë e kategorive të reja në ekipin tonë, ku e njeh mjaft mirë punën dhe organikën e skuadrës sonë.

Rikujtojmë se synimet e klubit tonë janë që të ofrojë brenda akademisë sonë ish-futbollistë dhe për të nxjerrur sa më shumë kuadro në ekipet zingjirë të kategorive të reja.

Klubi i dëshiron mirëseardhje Etrit Gagicës duke i dëshiruar shumë suksese në karrierën e tijë si trajner.

You Might Also Like