Futboll

Me ukrainasit Drita kalon edhe më keq se me rusët

Kampionia e Kosovës në Futboll, FC Drita, ka pësuar humbje të thellë me ekipin ukrainas Vorskla Poltava. Pas 90 minutave lojë, rezultati ishte 0:5 për ukrainasit, të cilët dëshmuan se jo rastësisht janë ekip me renome evropiane.

Në faqen zyrtare të FC Drita është shkruar se rezultatet e miqësoreve për ekipin e Ardian Nuhiut nuk janë në plan të parë, kurse për humbjen nga Vorlska u tha se kjo erdhi edhe falë gabimeve në mbrojtje, ku u shkaktuan edhe dy penalti.

Në miqësoren e radhës, FC Drita do të takohet me ekipin Minja.

Të gjitha këto ndeshje janë duke u zhvilluar në Antalya të Tyrqisë, vend në të cilin Drita kishte pësuar humbje edhe nga FC Prishtina me rezultat 1:3.

You Might Also Like