Sulmuesi i krahut Festim Alidema ka përfunduar kontratën me klubin ku erdhi si huazim nga ekipi Kroat, Slaven Belupo dhe sot është përshëndetur me bashkëlojtarët.
Për shkak të pandemis, Festimi një kohë të gjatë nuk ishte aktiv me futbollin dhe ju desh kohë që ta arrinte formen optimale për ta ndihmuar ekipin tonë!
Festimi për një vit sa qëndroi me ne u paraqit në 28 ndeshje dhe e ndihmoi ekipin me 7 gola dhe 3 asiste.
Klubi jonë e falënderon Festimin për kontributin e dhënë për klubin tonë dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës!