Futboll

SC Gjilani: Politika të mos përfshihet në sport

Sot nga mediat jemi njoftuar për kërkesën e Grupit të Këshilltarëve të AAK-së Dega në Gjilan për emërimin e Stadiumit të Qytetit në Gjilan.
Ne si klub përmes këtij reagimi shprehim kundërshtimin tonë për një propozim të tillë, duke e konsideruar fillimisht si qështje krejtësisht politike që edhe njëherë tregon për tendencën e përfshirjës së politikës në sport.
Ky propozim gjithashtu është edhe në kundërshtim me realitetin sportiv në Gjilan, sepse propozuesit sikur kanë harruar se në Stadiumin e Qytetit i zhvillojnë garat dy klube të futbollit, madje në kampionatin e fundit 3 klube i kan zhvilluar ndeshjet e tyre si vendas në këtë Stadium.
Ajo që është edhe më tepër shqetësuese për Klubin tonë është tendenca e propozuesëve për të barazuar figurën e Agim Ramadanit me një donator të një klubi të futbollit. Figura të tilla si Agim Ramadani apo edhe e dëshmorëve të tjerë janë të pakrahasueshme me çdo individ cilido qoftë kontributi i tijë në sport.
SC Gjilani kërkon nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri por edhe nga grupimet e tjera politike në Kuvendin Komunal të Gjilanit,që një propozim të tillë ta refuzojnë në menyrë kategorike dhe të mos lejojne që me manipulime të këtilla të krijohen situata të pakëndëshme.

Kryesia e SC Gjilanit

Gjilan,26 Korrik

You Might Also Like