Futboll

FC Drita me një mungesë të madhe ndaj Dukagjinit

Këtë të diele, FC Drita, liderë e kampionatit të Kosovës në Futboll do të udhëtojë në Klinë për t’u ndeshur me Dukagjinin në formë. Ekipi bardh e kaltër para kësaj ndeshje ka mbajtur një konferencë shtypi, ku ka folur kryetrajneri Arsim Thaqi dhe sulmuesi Kastriot Selmani. Thaqi ka bërë me dije se Drita do të ketë një mungesë të madhe në këtë ndeshje dhe në vazhdim të kampionatit, ngase nuk do të mund të llogaris në portierin Faton Maloku, i cili ka pësuar lëndim të rëndë dhe do të mungojë një kohë të gjatë. Por, sipas Thaqit, gëzon fakti se Drita ka një portier shumë të mirë, siç është Smakiqi dhe ai do t’a zëvendësoje Malokun e lënduar. Është mirë për Dritës se të gjithë lojtarët tjerë do të jenë të gatshëm për në xhirot në vijim./kryelajmi.com/.

You Might Also Like