Futboll

Pas pjesës së parë Gjilanit po i ecën mirë ndaj Malishevës

Me golat e Oltion Bilallit dhe të Mevlan Zekës, Gjilani po udhëheq me rezultat 2:0 ndaj Malishevës.

Gjilani pas një sërë ndeshjes pa fitore, si është më së miri e ka nisur ndeshjen ndaj Malishevës në Stadiumin “Liman Gega”, ku ende pa kaluar një çerek ore ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës. Pas një aksioni të organizuar mirë, Ramadani është shërbyer në të majtë, ai ka harkuar në brendi, ku më së miri u gjet Oltian Bilalli, që gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e poshtëm të majtë portës së Malishevës për 1:0 në dobi të Gjilanit.

Në minutën 31, pas një ekzekutimi të shpejtë të një goditje dënimi, topi erdhi deri te Ramadani, i cili harkoi nga e djathta e në brendi u gjet Mevlan Zeka që gjuajti me kokë dhe shënoi për rezultatin 2:0 për Gjilanin. Në minutën 35, pas harkimit të Islamit, Kryeziu për pak sa nuk shënoi autogol, por Gashi ishte i vëmendshëm dhe shpëtoi gol të sigurt.

You Might Also Like