Futboll

Drita kthehet e pamposhtur nga Gjakova

Drita ka pasur një fazë të mirë të lojërave në javët e fundit, andaj me një ambicie të tillë, me qëllim që të arrij rezultat të favorshëm edhe në ballafaqim me Vllaznimin e Gjakovës, ekip ky që udhëhiqet nga trajneri Kushtrim Munishi, i cili i di shumë mirë cilësitë e Dritës, ngase pikërisht vitin e kaluar ai kishte qenë trajner i ekipit bardh e kaltër nga Gjilani.

Me të nisur ndeshje, Vllaznimi u sul drejt portës mysafire dhe që në minutën e shtatë ia ka arritur të shënojë, kur Bardhoku ka dhënë një gjuajtje nga largësia, kurse edhe portieri gjilanas nuk ishte i sigurt.

Gëzimi i gjakovarëve nuk ka zgjatur shumë, ngase gjashtë minuta më pas, pas një goditje të fuqishme me kokë, Ardian Limani ia ka dalë që të barazojë rezultatin.

Në vazhdim të ndeshjes, të dy ekipet kanë pasur raste të mira, por pa ia dalë që të shënojnë. Rastin më të mirë në fund të ndeshjes e pati Drita, kur në minutën 84, Krasniqi qëlloi nga largësia, por topi u përplas për shtylle.

You Might Also Like