Futboll

FC Drita uron Armando Dukën që u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së

Armando Duka rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së
Klubi FC DRITA ka knaqësinë të dërgojë urimet më të përzemërta për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në veçanti presidentin z. Armando Duka për rizgjedhjen si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së për herë të dytë radhazi.
Presidenti Duka arriti që të rizgjedhet në KE të UEFA-së si më i votuari nga te gjithë kandidatët duke siguruar 45 vota nga 55 të gjithësej dhe kjo është një arritje e madhe për futbollin shqiptarë, por edhe për të gjithë shqiptarët.
Ndryshe, Kongresi i 47-të i zakonshëm i UEFA-s u mbajt sot në Lisbonë të Portugalisë dhe 55 shoqatat anëtare rizgjodhën unanimisht Aleksander Čeferin si President të UEFA-s për një mandat katërvjeçar me aklamacion.

You Might Also Like