Raiffeisen Superliga A (Meshkujt) – Xhiro 10
Ferizaj 3–2 Drita
Setet: 25–21, 25–27, 25–21, 16–25, 15–13
Derbi i javës në elitën e volejbollit kosovar solli një ndeshje dramatike me pesë sete plot rivalitet.
Ferizaj, pas një lufte të fortë, arriti fitoren e tetë sezonale, duke rrëmbyer vendin e dytë në tabelë me 22 pikë.
Drita, me 21 pikë dhe 7 fitore, zbret në pozitën e tretë, por mbetet fuqishëm në garë për kreun.





