Sportet me dorë

KV Drita- femrat do të luaj miqësore me kampionin e Maqedonisë Veriore

Këtë të premte, me fillim në ora 19, në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” do të luhet ndeshje miqësore në konkurrencën e femrave në volejboll ndërmjet Dritës së Gjilanit dhe OK Rabotniqki të Shkupit.

Do të jetë kjo përballje ndërmjet dy kampionëve, atij të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore dhe kjo ndeshje do të jetë një test i mirë për vashat e Lorik Ilazit, në prag të Kampionit të Kosovës në Volejboll.

Drita ka arritur që të ruaj ekipin bazë nga viti i kaluar, bile edhe të përforcohet dhe me plotë të drejtë pritet që edhe sivjet të jetë njëri ndër pretendentët për titull të kampionit./kryelajmi.com/.

 

 

You Might Also Like