Ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, në vlerë prej 2.4 milionë eurove.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Kushtrim Ibrahimi, kanë parë nga afër asfaltimin.
I pari i Gjilanit, tha se puna në terren vazhdon.
Ai theksoi se ka nisur asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”, një nga arteriet më të rëndësishme të qytetit tonë.
“Me një investim prej 2.4 milionë euro, kjo rrugë do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe pamjen urbane të qytetit”, tha Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni, theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet dhe standard të lartë dhe shumë shpejt ky projekt i shumëpritur do të kthehet në realitet për qytetarët tanë.