Klubet e Futbollit në Gjilan janë në pushim, kurse tashti është koha ideale për rregullimin e fushës në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, me qëllim që ajo të jetë e gatshme në pranverë. Fusha e Gjilanit, që ishte njëra ndër më të mirat në Kosovë, kohëve të fundit kishte nisur të dëmtohej, sidomos pas Kampit të futbollit të klubit italian Juventus, kur fusha kishte pësuar dëmtime, si pasojë e përdorimit të pareshtur pesëditor.
Tashti, punëtorët e stadiumit, Qemajl Latifin, Abdullah Sylen, Isuf Morinen, Ahmet Qehajen, Naser Sylejmanin dhe punëtorë të tjerë me të madhe po e përgatisin fushën që ajo të jetë e gatshme në pranverë.
Qyteti i Gjilanit tani e ka edhe fushën ndihmëse me barë artificial, andaj do të duhej që më shumë të ruhet fusha ekzistuese në Stadiumin e Qytetit.