Futboll

Pajaziti: E marr përgjegjësinë për humbje

Drenica nuk arriti të shfaq fytyrën e vet më të mirë në përballje me Dritën, pasi humbi 3-1 në Gjilan. Përgjegjësinë për këtë disfatë e mori vetë tekniku Sadat Pajaziti, i cili pas përfundimit të ndeshjes zbuloi edhe gabimin të cilin e kishte bërë në formacion, shkruan Gazetasheshi.com.

 “Nuk ishim në elementin e duhur në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë, megjithëse krijuam disa mundësi. Për disfatën e ditës së sotme e marr përgjegjësinë personalisht, pasi kam gabuar në formacion. Kjo nuk është fytyra e vërtetë e Drenicës, ndërkohë që ne duhet punojmë për të ndryshuar këto paraqitje tona”, theksoi Pajaziti për Super Sport Kosova.

You Might Also Like