Sportet me dorë

Drita e Kastrioti luajnë për pozitën e dytë

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani dhe Kastrioti i Ferizajt do të përballen mes veti këtë të diele në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dy ekipet, ngase fitorja e njërit apo tjetrit ekip e ka kuptimin e pozicionimit në vendin e dytë. Drita dhe Kastrioti kanë numër të njëjtë të pikëve. Në rrjedhën e deritanishme të kampionatit, të dy ekipet kanë grumbulluar nga 19 pikë, me nga nëntë fitore, një barazim dhe tri humbje.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim në ora 17.

Klubi tjetër nga komuna e Gjilanit, Zhegra ka pësuar humbje në ballafaqim me Prishtinën me rezultat 37:29.

You Might Also Like