Volejbollistet e Fushë Kosovës as që kanë pritur më shumë se sa një humbje dinjitoze ndaj Dritës së Gjilanit.
Volejbollistet që udhëhiqen nga Lorik Ilazi, nuk i ka kapur euforia nga fitimi i Kupës së Kosovës në Volejboll, por ndeshjen me Fushë Kosovën e kanë marrë si çdo ndeshje tjetër, andaj edhe kanë arritur fitore me rezultat të pastër 3:0.
Bardh e kaltrat tashti synim kanë rikthimin e titullit dhe kupat tjera që janë në kalendar, kurse Lorik Ilazi pati mundësinë që në këtë ndeshje t’u jap mundësinë edhe lojtareve që janë më të reja në moshë.
Fushë Kosova – Drita 0:3.