Sportet me dorë

Pas dramës në pesë sete, KV Drita fiton Kupën e Kosovës

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e femrave, ka fituar Kupën e Kosovës në Volejboll për këtë vit, ngase në finale në lojën e luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan e ka mundur ekipin M-Techenologie me rezultat 3:2.

Drita e ka nisur mirë ndeshjen dhe në setin e parë ka ngadhënyer me rezultat 25:22, mirëpo kryeqytetaset janë rikthyer në setin e dytë duke ngadhënyer me rezultat 20:25. Drita sërish është rikthyer bindshëm në setin e tretë (25:19), por sërish ra në të katërtin (23:25). Seti i pestë ishte dramë në vete dhe vajzat që drejtohen nga Lorik Ilazi, patën përvojën e duhur për të shënuar fitore të merituar me rezultat 15:10. Te ekipi i Dritës, të gjitha vashat dhanë maksimumin, derisa te M-Technologie në fund ra koncentrimi, sidomos në shërbim.

 

Adelajda Prenga, kapitene e Dritës ka thënë se është mëkat që në këtë ndeshje nuk ishte i pranishëm publiku. Ajo ka thënë se ka qenë kjo një ndeshje interesante dhe se është e lumtur që ekipi i saj ka shënuar fitore.

Naser Krasniqi, u prit një lojë e tillë dhe rivalizuese. Të dy ekipet treguan cilësi, mirëpo kjo është pjesë vjeshtore. Fituam titullin, kurse e humbën e kupën. Presim më shumë në kampionatin që po vijon. Dëshiroj që edhe në të ardhmen të kemi lojë të tilla.

Lorik Iliazi, kryetrajner i Dritës, tha se kjo është kupa e 16 në gjashtë vitet e fundit. Besoj se sivjet do t’a kthejmë edhe titullin e kampionit. Kundërshtari luajti shumë mirë, ishte në nivel, na vuri në vështirësi. Për momentin janë këto dy ekipet më të mira në Kosovë. Na gëzon fati se cilësia dhe rivaliteti është rritur.

You Might Also Like