Sportet me dorë

KV DRITA (F) E KV PEJA (M) FESTOJNË NË “KUPËN E FEDERATËS 2023”

E diela ka sjellë dy finalet e edicionit 2023, të Kupës Pavarësia në volejboll.

Në finalen e vajzave KV Drita ka arritur të fitojë me rezultat të pastër prej 3 me 0 ndaj KV Fushë Kosova.

Në aktin final të djemve, shikuesit ishin dëshmitarë të një super-finale, mes KV Peja e KV Drita.

Peja festoi pas tie-break me rezultat 3-2, për ta marrë trofeun kryesor.

Për KV Peja te djemtë dhe KV Drita te vajzat, është suksesi i dytë brenda një jave, pasi të dyja ekipet fituan paraprakisht edhe Kupën Pavarësia.

You Might Also Like