Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, ka theksuar se i është premtuar që në largimin e futbollistëve të Gjilanit nga karantina do të veprohet sipas kritereve të UEFA-s. Ai ka thënë se ka marrë një shkrim, ku është thënë se do të jetë në fokus këshilla e mjekut pas shpjegimeve që ne i kemi kërkuar edhe publikisht dhe pritet që futbollistët të lirohen e të vendosen në karantinimin e klubit. Kam paraqitur këtë shqetësim te Ministria e Sportit dhe vetë ministrja Dumoshi, ku kam thënë se futbollistët nuk mund të trajtohen jo dinjitetshëm, por duhet të kenë barazi e me rregulla të UEFA-s.