Futboll

Drita e Vladica Brdarovski ndajnë rrugët

Mbrojtësi i djathtë Vladica Brdarovski ka përfunduar kontratën me FC Drita dhe nuk do të jetë më pjesë e klubit.
Brda erdhi një vit më parë nga ekipi i Vardarit të Maqedonisë së Veriut. Lëndimet e mbajtën jashtë fushës për më shumë se dy muaj ku arriti që të paraqitet vetëm në 17 ndeshje kampionale.
Klubi Drita e falënderon Brdarovskin për kontributin e dhënë për klubin dhe profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës.

You Might Also Like