Me rastin e festës së Kurban Bajramit, sot së bashku me kolegët vizituam Bashkësinë Islame për të shprehur urimet tona më të përzemërta. Kjo festë e madhe na bashkon në frymën e solidaritetit, paqes dhe sakrificës për njëri-tjetrin.
Urojmë që kjo ditë e shenjtë të sjellë begati, paqe dhe mirësi në çdo familje.
Haxhinjve tanë u urojmë shëndet të mirë dhe Haxh të pranuar!
Gëzuar Kurban Bajrami!
Nazim Gagica, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan