Gjilan

Punëtori për të rinjtë gjilanas

Në ceremoninë hapëse të punëtorisë së organizuar në Shtëpinë e Rinisë, nënkryetarja e Komunës znj. Leonora Morina Bunjaku i përshëndeti dhe përgëzoi të rinjtë dhe të rejat, në kuadër të Qendrës së Inovacioni në Gjilan, IPKO Foundation me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport për organizimin e punëtorisë së radhës PONDER:
Leximi Kritik i Mediave, e cila mëson adoleshentët dhe të rinjtë e të rejat gjilanase rreth mendimit, shkrimit dhe leximit kritik, me theks të veçantë në fushën e mediave.

Në këtë punëtori do të marrin pjesë 40 pjesëmarrës/e nga Komuna e Gjilanit të ndarë në grupe, nga të cilët/at do të përzgjedhen 3 pjesëmarrës/e më të mirë/a, që do të fitojnë mundësinë për tu angazhuar në praktikë një mujore me pagesë në ndonjë institucion medial.

Bashkë për rininë, pjesën më të ndritshme të shoqërisë!🤝🍀👏

You Might Also Like