Sportet me dorë

Garat rajonale në hendboll të suksesshme për Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”: Vajzat kampione, djemtë nënkampionë

Në Kamenicë janë mbajtur garat rajonale të sportit shkollor, në të cilat ekipi i vajzave të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” janë shpallur kampione për edicionin 2025, kurse djemtë ishin nënkampionë, pas në finale janë mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre nga Vitia.

Është ky edhe një sukses i lojtareve që udhëhiqen nga profesorët e vyeshëm të Kulturës Fizike dhe Sportit, Selami Haziri, Blerim Shala dhe Naser Latifi.

Ekipi i vajzave do ta përfaqësojë rajonin e Gjilanit në garat republikane, në të cilat pritet sukses, ngase gjithmonë kjo shkollë ka dhënë kampionë në nivel vendi në gara të ndryshme.

Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit për këtë sukses të arritur dhe u ka uruar suksese në garat republikane.

You Might Also Like