ARSIMI

GARUESIT NGA GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI” NË GJILAN, ARRIJNË SUKSESIN MË TË LARTË NË OMGj 2026 (në grupin e klasave 10-12)

on GARUESIT NGA GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI” NË GJILAN, ARRIJNË SUKSESIN MË TË LARTË NË OMGj 2026 (në grupin e klasave 10-12)

shkruan: Festim Shkodra, prof. i mat. në Gj. N. “Xh. Ahmeti” në Gjilan

GARUESIT NGA GJIMNAZI NATYROR “XHAVIT AHMETI” NË GJILAN, ARRIJNË SUKSESIN MË TË LARTË NË OMGj 2026 (në grupin e klasave 10-12)

Më 21.12.2026 në Gjilan, u shpallën rezultatet përfundimtare të Olimpiadës Matematike të Gjilanit – OMGj 2026, për nxënësit e klasave 7-12, të mbajtur më 13.12. 2025 në Gjilan, ku garuesit nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, u treguan më të suksesshmit, ndër klasat 10-12. Ata arritën këto rezultate:

Klasa 10 Elona Maliqi – vendi i dytë

Etike Emine – vendi i tretë

Klasa 11 Renat Kastrati – vendi i parë

Liza Iljazi – vendi i dytë

Eriola Fejzullahu – vendi i tretë

Klasa 12 Erind Hoxha – vendi i parë

Erisë Dushica – vendi i dytë

Olti Cakolli – vendi i tretë

Këtyre nxënësve dhe shkollës së tyre iu dha nga organizatori i garës, nga një mirënjohje për suksesin e lartë të treguar. Gjithashtu nga një mirënjohje do t’i jepet edhe mësimdhënësve të tyre.

Kështu nxënësit e këtij gjimnazi po e vazhdojnë traditën e sukseseve në matematikë sikur edhe në shumë lëmi të tjera, në nivel komune dhe shteti, çka e bën këtë gjimnaz, elitar në nivel të Kosovës. Në këtë solemnitet, iu dha një mirënjohje edhe Festim Shkodrës, profesor i matematikës në këtë gjimnaz, në shenjë nderimi për kontributin e tij shumëvjeçar në organizimin e olimpiadave matematike të Gjilanit.

Nga këta matematikanë të rinj gjilanas, bashkë me fituesit tjerë nga OMGj 2026, do të formohet ekipi i komunes tonë, që do të na përfaqësojë në Olimpiadën e XVIII Matematike të Kosovës – OMK 2026, më 10.01.2026 në Prishtinë.

Nga OMK 2026, përzgjedhet ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e 67-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2026, që do të mbahet në Shanghai, Kinë, prej datës 10-20. 07. 2026. Poashtu nga OMK 2026 përzgjedhet edhe ekipi me 4 vajza që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 15-të Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2026, që do të mbahet në Bordeaux, Francë, më 09-15.04.2026.

Ju dëshirojmë shumë suksese në olimpiadat matematike vijuese, të gjithë garuesve, e posaçërisht atyre nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Suksese!

You Might Also Like