Fehmi Sylejmani. U lind në Zarbicë, komuna e Bujanocit, në vitin 1965. Shkollimin e kreu në Gjilan, ndërsa studimet e larta në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Matematikë – Informatikë në Gjilan. Karrierën e mësimdhënësit e ka nisur në vitin 1991, në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e më pas në shkollën 9-vjeçare “Selami Hallaçi” në Gjilan, për të vazhduar në Shkollën e Mesme të Ultë “Rexhep Elmazi”, në Gjilan. Karrierën si gazetar sporti e ka nisur më 1997 për gazetën javore “Sport Plus”, kurse gjatë periudhës 2000-05, korrespodent i sportit në gazetën ditore “ Koha ditore”, derisa prej 2005 – 2008 në gazetën “Lajm”. Nga shtatori i viti 2008 ishte gazetar – korrespondent i gazetës ditore “Epoka e Re” deri në fund të vitit 2011. Ka drejtuar Organizatën Joqeveritare “Union Plus”. Është pjesëmarrës i shumë trajnimeve dhe aftësimeve profesionale dhe trajner për metodologji të mësimdhënies. Për të arriturat në gazetarinë sportive, disa herë është shpërblyer me çmimin gazetar i dalluar i sportit. Jeton dhe vepron në Gjilan.