Në Viti, 3 maji, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit u shënua nga Klubi i Gazetarëve të Vitisë “Kerem Lawton” të shoqëruar edhe nga përfaqësues të institucioneve të komunës së Vitisë me në krye kryetarin e kësaj komune z.Sokol Haliti. Në Ditën e Lirisë së Mediave, në këtë qytet, përfaqësues të medieve, shoqëria civile, gazetarë, së bashku me strukturat udhëheqëse të Komunës së Vitisë, kanë përkujtuar ditën e vrasjes së gazetarit të njohur anglez Kerem Lewton, në kompleksin përkujtimore të tij, i cili u flijua për lirinë e shtypit, duke raportuar nga fronti I luftës në Maqedoni në vitin 2001.
Në këtë aktivitet, u kërkua që të që të respektohet liria e shprehjes, ndërkohë u potencua fakti se sundimi i dobët i ligjit dhe gjendja ekonomike shihen si rrezikuesit më të mëdhenj të punës së gazetarit.
Në fjalën e tij të rastit që mbajti tek kompleksin memorial I gazetarit Kerim Leëton ku u vendosën edhe buqeta lulesh t fresketa, kryetari i Klubit të Gazetarëve të Vitisë “Kerem Laëton”, Shyqeri Halabaku, duke folur për pozitën e medieve veçmas atyre lokale, ka thënë se nuk është i kënaqur me shkallën e lirisë në ushtrimin e këtij profesioni. Halabaku, tha se censura e vetëcensura janë probleme me të cila përballen gazetarët derisa u shpreh i shqetësuar se mediat janë të ndikuara dhe të kapura nga politika. “Kemi shumë probleme, liria e shtypit po sfidohet nga censura dhe vetëcensura, kapja e mediave nga pushteti dhe shumë problematika e sfida të tjera”, tha Halabaku. Ai kërkoi që të respektohet liria e shprehjes veçmas nga institucionet e shtetit, pasi që qytetarët kanë të drejtë për t’u informuar në një mënyrë të pavarur. Halabaku vuri në pah faktin se gazetarët duhet ta ngritin zërin për mbrojtjen e të drejtave të tyre, pa marrë parasysh nga kush shkelen ato.
Nga ana e tij, kryetari i Komunës, Sokol Haliti, tha se edhe mediat në rolin e tyre kanë dhënë kontribut drejt proceseve të shoqërisë. Haliti tha se respekton lirinë e shprehjes dhe nuk pranon që të ketë ndërhyrje në punën e medieve. Por, ndryshe nga udhëheqësit shprehen gazetarët. Aziz Zuka me një përvojë të gjatë në gazetari, tha se në pasqyrimin e së vërtetës shpesh ndodhë që të pengohen nga ata që duan ta fshehin atë veçmas nga pushteti.
Përndryshe ish gazetari Associtet Press, Kerem Lawton u flijua për lirinë e shtypit gjatë raportimit të tij mbi konfliktin e luftës në Maqedoni, dhe atë me 29 mars të vitit 2001, në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, konkretisht në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni.
Ndryshe sa i përket lirisë së mediave, Kosova në të gjitha raportet ndërkombëtarë është radhitur në grupin e shteteve me liri të kufizuar.Aziz Zuka