Viti

Mediumi “Radio Kosova e Lirë” nderon me mirënjohje kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti

Mediumi “Radio Kosova e Lirë” nderon me mirënjohje kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Haliti

 

 

 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar sot me mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë. Me këtë rast ai u shpreh se është ndjenjë e veçantë të nderohet me mirënjohje nga një institucion medial si është kjo radio.

 

“Sot me të vërtetë ndihem shumë i nderuar të pranoj një mirënjohje nga Radio Kosova e Lirë, konkretisht nga një institucion medial që ka kontribuar shumë në informimin publik të Kosovës.

 

Në veçanti në periudhat më të vështira që është përballur vendi i ynë”, u shpreh kryetari Haliti, duke e cilësuar lartë kontributin e Radio Kosovës së Lirë në informim publik dhe në përhapjen e informacioneve në periudha të ndryshme historike të shtet formimit, shtet ndërtimit deri në ditët e sotme.

 

E në emër të “Radio Kosovës së Lirë”, mirënjohjen ia dorëzoj kryetarit Haliti znj. Arbana Qeriqi.Aziz Zuka

 

You Might Also Like