Gjilan

Gentrit Murseli: Projektet e propozuara nga LDK zunë vend në buxhetin komunal

Gentrit Murseli ka reaguar pas miratimit unanim të buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin 2026, i cili kap vlerën prej 41.928.924 euro.

Ai theksoi se vetëm 16.34% e këtij buxheti janë të dedikuara për investime kapitale, ndërsa bëri të ditur se disa nga projektet e propozuara nga LDK-ja janë përfshirë në planifikim, duke vlerësuar reflektimin pozitiv të komunës për bashkëpunim.

Statusi i plotë:

Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2026 në vlerë prej 41.928.924€

Të dashur qytetarë,
Sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës, miratuam unanimisht buxhetin për këtë vit.

Në emër të LDK-së, kam prezantuar qëndrimet tona lidhur me planifikimin buxhetor për këtë vit, ku fatkeqësisht vetëm 16,34% e buxhetit të përgjithshëm janë të destinuara për investime kapitale.

Është për t’u përshëndetur reflektimi pozitiv i kryetarit të komunës për të ofruar mundësi për përfshirje në planifikimin e buxhetit.

Ne, si LDK, kemi dorëzuar një listë me 18 projekte komunitare, ndërsa përkrahje për zbatim kanë gjetur këto projekte:

1. Rregullimi i pjerrinave të trotuareve në qendër të qytetit 50.000€
2. Riasfaltimi i rrugës “Islam Islami” dhe ndërtimi i trotuarit në Livoqin e Ultë 63.000€
3. Rikonstruktimi i urës për këmbësorë në Livoqin e Ultë 30.000€
4. Rikonstruktimi i urës në fshatin Llashticë,
vlera 40.000€
5. Rikonstruktimi i urës në fshatin Lladovë, vlera 40.000 €
6. Rregullimi i shtëpisë muze të dëshmorit “Pajazit Ahmeti – Paja”
7.Nivelizimi i pagave për zjarrfikësit.

Ndërkaq, dy projekte të tjera do të shqyrtohen nga mjetet e bartura nga viti i kaluar:

1.Investimi në parkun e lagjes Arbëria
2.Investimi në blerjen e një veture për ofrimin
e shërbimeve mjekësore nga QKMF-ja

Gjithashtu u pranuan kërkesat buxhetore nga asamblisti ynë Muhadin Haziri në emër të Këshillit të fshatit Zhegër.

Falënderoj të gjithë këshilltarët nga LDK-ja për angazhim të jashtëzakonshëm në këtë proces, si dhe shpreh mirënjohje për kolegët nga të gjitha subjektet politike në Kuvend.

You Might Also Like