LAJME

Gjilanasja Blerta Shala rinovon kontratën me KFF Mitrovica

Blerta Shala rinovon me KFF Mitrovica për sezonin 2025/2026

Klubi i Futbollit për Femra Mitrovica ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me njërën nga lojtaret më të dalluara të skuadrës, Blerta Shala, e cila ka nënshkruar kontratën e re që e mban pjesë të klubit edhe për sezonin 2025/2026.

Blerta është pjesë e pandashme e KFF Mitrovica tash e shtatë vite, dhe gjatë kësaj kohe ka qenë njëra ndër lojtaret më të qëndrueshme, të përkushtuara dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sukseset e klubit – si në garat vendore ashtu edhe në paraqitjet ndërkombëtare.

Me profesionalizmin dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm, Blerta ka fituar respektin e stafit, bashkëlojtareve dhe tifozëve, duke u shndërruar në një nga figurat qendrore të ekipit. Ajo ka kontribuar në fitimin e titujve të shumtë kampion dhe në paraqitje dinjitoze në arenën evropiane.

Vazhdimi i këtij bashkëpunimi përforcon vizionin e klubit për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe stabil, që synon rezultate të larta dhe përfaqësim të denjë të qytetit të Mitrovicës në çdo front.

KFF Mitrovica e falënderon Blertën për besimin dhe kontributin e çmuar dhe i dëshiron suksese të reja në sezonin që po vjen.

Na prift e mbara!

You Might Also Like