LAJME

Ekipet “Hustlers”(M) dhe Bashkimi (F) fitues të turneut në basketboll, organizuar nga Klubi Rotarian Gjilani

Për të nderuar dhe shënuar me aktivitet Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Rotary Club Gjilani, në bashkëpunim edhe me klubet e basketbollit, KB Drita e KB “United”, organizuan turneun në basketboll “Youth Tournament 3×3”, për të dyja kategoritë, ku në atë të meshkujve fitues doli të jetë skuadra “Hustlers”, ndërsa te femRat, ekipi më i mirë ishte “Bashkimi”.

Organizatorët thanë se me këtë aktivitet sportiv deshën të shënojnë këtë ditë të rinisë por edhe të ndihmojnë klubet e të rinjve duke organizuar gara, që për ta janë të mirëseardhura, por edhe duke I shpërblyer për mundin, ekipet finaliste.

Fadil Rrahmani, president i RC Gjilan ka thënë se  edhe ky aktivitet është në vazhdën e punëve ët mira që i bëjnë rotarianët kudo, e edhe në Gjilan, bashkë edhe me partnerë, dhe se fokusi kësaj here ishte te të rinjtë, për të bërë diçka, në ditën ndërkombëtare të tyre.

Ndërsa, Qëndrim Demi  ka bërë me dije se pjesëmarrës ishin tetë ekipe te meshkujt dhe katër të femrat. Sipas shortit u krijuan  tri grupe me nga katër ekipe, të cilat fillimisht luajtën secili me secilin dhe pastaj dy më të mirët, e njërit grup, te meshkujt u ballafaquan me dy më të mirët e grupit tjetër, për të ardhur deri te finalja. Te femrat, me që ishte një grup prej katër ekipeve, pas garës mes tyre, në finale shkuan vendi i parë dhe i dytë.

Në kategorinë e meshkujve në finale u takuan ekipi “Hustlers” dhe “Jummy Boys”, ku fitues doli ekipi i “Hustlers”, derisa te femrat në finale u takuan “Bad Girls” dhe “Bashkimi”, ku kjo e fundit edhe fitoi turneun.

Përndryshe, sipas Demit, ishin këto ekipe e të rinjve nën moshën 18 vjeçe dhe përveç nga Gjilani, vinin edhe nga Kamenica, Prishtina e Prizreni.

Në fund edhe u ndanë shpërblimet për vendet e para, që u shpërblyen  me nga 300 euro dhe vendet e dyta, që u shpërblyen me nga 150 euro.

Nga pjesëmarrësit u falënderua dhe u vlerësua shumë Klubi Rotarian Gjilani për këtë organizim, ndërsa rotarianët falënderuan, të rinjtë sportistë, komunën si dhe sponsorët:, ABC Desing dhe Pizza Crust, për mbështetje.

You Might Also Like