Gjilani asesi nuk po ia del që të stabilizohet dhe të vargojë rezultatet pozitive. Mu atëherë kur po pritet që Gjilani të ngritet më lart në tabelë, po pason dëshpërimi.
Këtë e bërë edhe këtë të diele në ballfaqim me Ferizajn, ekip me të cilin dy herë ishte në epërsi, por që të dy heart pësoi në fund të pjesës së parë dhe të pjesës së dytë.
Barazimi për Ferizajn erdhi krejt vonë, me golin e barazimit 2:2 që e shënoi Jakup Berisha. Ai realizoi gol nga penalltia.
Në fakt, Ferizaj kishte shënuar gol më herët për 2:2. Por goli u anulua nga gjyqtari Bardh Ajeti dhe nëpërmjet VAR-it më pas u dha penalty, të cilën në gol e shndërroi Berisha.
Berisha shënoi edhe golin e parë për Ferizajn në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Dy golat për Gjilanin i realizoi sulmuesi Senad Jaroviq. Golat i shënoi në minutën e 21-të dhe 60-të.
Gjilani është në vendin e tetë me 16 pikë, kurse Ferizaj një pozitë më poshtë me një pikë më pak.





