Futboll

Gjilani bënë hapin e parë drejt finales

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Kosovës, të zhvilluara në Podujevë dhe Vushtrri.

Gjilani ka triumfuar në Podujevë ndaj Llapit me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Të tre golat u realizuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Granit Jashari dhe Përparim Islami realizuan për mysafirët, derisa Trimror Selimi shënoi për vendasit.

Fitore ka shënuar edhe Prishtina që ka mposhtur Vushtrrinë me rikthim me rezultat 1-2.

Ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të Henry Chibuezes në pjesën e parë 1-0.

Por në fund të ndeshjes, Endrit Krasniqi shënoi dy herë për t’i dhënë fitoren Prishtinës. /Gazeta Olle/ 

You Might Also Like