Futboll

Batatina beson se rikthimin do t’a bëjë në Gjilan

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë ase ekipi i tij sot bëri lojë të mirë por nuk kishte edhe fat.

Skuadra e tij e ka domunuar Gjilanin dhe pavarësisht humbjës 1:2 në “Zahir Pajaziti” ata nuk dorëzohen.

“Kemi marrë gola të lehtë, dhe në vazhdim e kemi dominuar kundërshtarin duke krijuar edhe raste por nuk e deshi golin”.

“Ende asgjë nuk ka përfunduar dhe në Gjilan shkojmë për ta përmbysur dhe ta kërkojmë finalen”, ka thënë Batatina për ArtSport.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Gjilanit dhe Llapit zhvillohet pas dy jave në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

You Might Also Like