Futboll

Arne Slot: Jemi të bindur se Feyenoord do të kualifikohet tutje

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot është i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës të enjten në mbrëmje.

 

Megjithatë, ai dëshiron shumë më tepër sesa ajo që pa javën e kaluar kundër FC Dritës (0-0), por edhe kundër PAOK Saloniki (1-2 të dielën).

“Ne duhet ta fitojmë këtë ndeshje, ne e dimë këtë më mirë se kushdo. Çdo rezultat tjetër nuk është i mirë. Ne vetë nuk e marrim parasysh që aventura evropiane të përfundojë nesër, sepse jemi plot besim”.

“Sidomos në sulm do të duhet të jetë më mirë për të mposhtur këtë ekip. Topi duhet të lëvizë më shpejt nga njëra anë në tjetrën”.

“Në Kosovë, për shembull, kemi krijuar shumë pak, por dhamë pak. Kundër PAOK krijuam më shumë mundësi, por i lëshuam shanset shumë lehtë. Në çdo rast, duhet të jetë më mirë se javën e kaluar në Kosovë”, ka thënë De Kuip.

 

You Might Also Like