SC Gjilani është lider i vetëm i Superligës pas javës së pestë. Ekipi i Gentjan Mezanit ka triumfuar përballë Ballkanit të pamposhtur deri në këtë xhiro dhe me 12 pikë tani është i pari i kampionatit, raporton Gazetasheshi.com.
FC Drita zbret në pozitën e dytë tani me dhjetë pikë pas barazimit në kohën shtesë ndaj Llapit.
Ballkani mbetet i treti me tetë pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e katërt.
FC Prishtina është larguar nga zona e “kuqe” pas fitores në udhëtim ndaj Trepçës ’89.
Kanë mbetur për tu zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera të javës së pestë, ndërkohë për momentin kjo është renditje tabelare: