Futboll

Gjilani – Drita, vetëm 30 përqind e kapacitetit të tribunave në dispozicion

Sport Club “Gjilani” njofton se ndeshjen e xhiros së XV-të në BKT Superligën e Kosovës ndaj kundërshtarit FC Drita e zhvillon në Gjilan.
Për shkak të masave anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe punimeve në stadiumin e qytetit, numri i tifozëve dhe pjesmërrësve për këtë takim do të jetë i limituar në 30% të kapacitetit të tribunave të cilat janë në dispozicion.
Tribunat e hapura për tifoz në këtë përballje do të jenë prapa portave (Sektori Perendim – Lindje) dhe do të jenë të monitoruara nga forcat e rendit, Policia e Kosovës dhe sigurimi privat.
Dyert e tribunave do të hapen nga ora 11:30 dhe lusim tifozët që të vijnë sa më herët në stadium në mënyrë që të shmangin rrëmujën para hyrjes.
Personat të cilët identifikohen për shkeljen e rregullave anti-Covid dhe mos zbatim të urdhërave nga forcat e rendit do të penalizohen me largim nga stadiumi.
Për masat të cilat duhet rrespektuar në ditën e ndeshjes (24/11/2021), klubi do ju informoj me kohë përmes njoftimit në faqet zyrtare të klubit në rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj lusim që të kontriboni në mbarëvajtjen e kësaj ndeshje duke ju përmbajtur të gjitha masave të parapara.

You Might Also Like