Futboll

Gjilani më i mirë se kampioni

Gjilani ka shkëlqyer këtë të dielë, kur në Stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ka mundur Trepcën ’89, kampion në fuqi, me rezultat 2:1.

Trepça ’89 e ka dominuar pjesën e parë në ballafaqim me Gjilanin, duke patur një mori rastesh të mira për shënim, por falë pritjeve të mira të Kaqiut dhe mosefikasiteti të sulmuesve mitrovicas, rezultati nuk ka ndryshuar deri në minutën 39 kur Përparim Islami shërbeu  bukur brenda zonës kapitenin Shpëtim Idrizi,  i cili gjuajti me saktësi brenda zonës dhe shënoi gol për ekipin e tij 1:0.

Gjilani që në pjesën e parë nuk u duk fare në sulm, dukshëm u ngjall në pjesën e dytë dhe në minutën 50 nëpërmjet kapitenit Ylber Kastrati ka arritur që të barazojë rezultatin në 1:1. Krejt kjo ndodhi në minutën 50, kur qendërmbrojtësi gjilanas ka realizuar një gol shumë të bukur.

Gjilani ia ka dalë që të vije në epërsi nëpërmjet Thaqit, i cili ka shpërthyer nga anash dhe ka shënuar për ekipin e tij.

You Might Also Like