Në paraqitjen më të mirë në këtë stinor, Gjilani ka ngadhënjyer me rezultat të thellë 3:0, duke dëshmuar se është një prej ekipeve mëtues për titull të kampionit.
Djelmoshat që drejtohen nga Gentian Mezani, kanë shënuar në të dy pjesët, duke dëshmuar se sivjet janë mëtues për titull kampioni.
Goli i parë për vendasit erdhi në minutën 42, kur kroati Bushiq, pasi ka pranuar një top në brendi në stilin e një sulmuesi të rryer ka qëlluar këndin e epërm të majtë të portës mysafire.
Në pjesëlojën e dytë Gjilani ka luajtur edhe më mirë dhe si pasojë e kësaj loje ka ardhur edhe goli i dytë. Në minutën 72, pasi ka kaluar tërë fushën nga ana a djathtë në të majtë ka shërbyer Bahri Grecen, i cili me disa veprime mashtruese ka kaluar mbrojtjen mysafire e më pas me urti ka gjetur këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire.
Goli i tretë ka qenë edhe më i bukur dhe në fakti ishte veprimi fantastik i Gerhard Prognit, që bëri sllalom në mbrojtjen mysafire dhe në fund ia doli të shënojë për rezultatin 3:0.