Gjilani ka vazhduar me fitore në këtë kampionat, duke e mposhtur në fushë të vet Malishevën me rezultat 1:0.
Kuq e bardhët, që në pjesën e parë patën rast të mirë të kalojnë në epërsi, nuk e arritën këtë, ngase nga pika e bardhë ka dështuar Ramadani, i cili në vend të rrjetës ka qëlluar shtyllën e djathtë.
Në fund të pjesës së parë rrethanat në fushë u keqësuan së tepërmi, ngase filloi një mot i keq, i përcjellë me shi e breshër, gjë e cila bëri që edhe pjesëloja e dytë të vihet në pikëpyetje.
Në nismë të pjesës së dytë është dashur që dy kapitenët bashkë me gjyqtarin të dalin në fushë, për t’u pajtuar që ndeshje të vazhdojë e mos të shtyhet për të nesërmen.
Vendimtar edhe këtë ndeshje doli të jetë zëvendësuesi Solomon, i cili pas harkimit të Mevlan Zekës, ia doli që me kokë të qëllojë rrjetën për 1:0.
Deri në fund të ndeshjes Gjilani diti të ruaj rezultatin dhe me plotë meritë ia doli që të shënojë fitoren e dytë në këtë kampionat.
Në mesjavë Gjilani do të luaj kundër Drenicës./kryelajmi.com/.